Ndryshimet në ligjin për peshkimin, Hoti: Peshkatarët e vegjël kërkojnë trajtim të diferencuar

Publikuar me datë:

Gjatë diskutimeve për ndryshimet e propozuara në ligjin për peshkimin, deputeti Kliti Hoti ka ngritur shqetësimin për pasojat që rregullat e reja mund të kenë te peshkatarët e vegjël, veçanërisht në zonën e Velipojës.

Hoti ka argumentuar se vendosja e detyrimeve të reja duhet të shoqërohet me infrastrukturën dhe kushtet e nevojshme për zbatimin e tyre. Sipas tij, aktiviteti i një peshkatari të vogël nuk mund të vendoset në të njëjtën kategori me atë të një flote të madhe.

“Peshkatari i vogël nuk mund të trajtohet njësoj si një flotë e madhe apo si një subjekt që ka kapacitete krejt të tjera”, u shpreh Hoti.

Deputeti kërkoi që gjatë hartimit të kuadrit të ri ligjor të merret në konsideratë edhe peshkimi artizanal, të cilin e cilësoi si një traditë të hershme në zonat e Shkodrës dhe një burim të ardhurash për shumë familje.

Sipas tij, rregullat duhet të jenë të qarta dhe të zbatueshme në praktikë, duke shmangur masa që mund t’i detyrojnë peshkatarët e vegjël të largohen nga aktiviteti.

“Ajo që kërkohet është e thjeshtë: rregulla që mund të zbatohen dhe një trajtim që nuk e nxjerr peshkatarin e vogël jashtë aktivitetit”, tha Hoti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Çështja e UÇK-së në Hagë, Kurti: Zgjedhja e presidentit do të na hapte mundësi për Apelin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference të...

Mikel Rroku u vra me çekiç/ Dyshimet e para për motivin e krimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi...

Dibër/ E zhdukur që prej korrikut, gjendet trupi i pajetë i 73-vjeçares

Një grua 73-vjeçare, e raportuar e zhdukur që nga...