Çështja e UÇK-së në Hagë, Kurti: Zgjedhja e presidentit do të na hapte mundësi për Apelin

Publikuar me datë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp, deklaroi se procesi i zgjedhjes së presidentit të vendit dhe mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së përbëjnë dy çështje të veçanta.

Kurti theksoi se, nëse presidenti i ri i Kosovës nuk zgjidhet deri në afatin që përfundon sonte në mesnatë, vendi nuk do të ketë mundësi të ofrojë ndihmën e nevojshme për katër ish-udhëheqësit e UÇK-së në apelimin kundër vendimit të shkallës së parë për dënimet e shqiptuara nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte.

“Për katër të dënuarit, ne besojmë se duhet të ketë korrigjim në Apel, ndërsa, në anën tjetër, kemi nevojë për një strategji shtetërore e kombëtare. Moszgjedhja e Presidentit na çon drejtpërdrejt në zgjedhje. Por jo vetëm që na çon në zgjedhje, ajo na kufizon edhe mundësinë që të merremi me strategjinë shtetërore dhe me çështjen e apelit”, tha Kurti.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se trajtimi i apelit nuk mund të shtyhet për vitin e ardhshëm, por duhet të adresohet brenda këtij muaji.

“Pa President, sot Kosova rrezikon të mbetet për muaj të tërë në zgjedhje dhe pa institucione funksionale. Prandaj, çështja e zgjedhjes së Presidentit është emergjente”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shkodër/ Dy efektivë të Policisë së Shtetit marrin dekorata për punën dhe përkushtimin në detyrë

Gjatë vizitës së tij në Shkodër, ministri Ervin Demo ka vlerësuar me dekorata dy punonjës të Policisë së Shtetit, Elisa Elez Hasanaj dhe Rigers Sekja, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë ushtrimit të detyrës. Hasanaj, e cila shërben si operatore e sistemit të kamerave në Stacionin e Policisë Kufitare Hani i Hotit, dhe Sekja, […]

Mikel Rroku u vra me çekiç/ Dyshimet e para për motivin e krimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi...

Dibër/ E zhdukur që prej korrikut, gjendet trupi i pajetë i 73-vjeçares

Një grua 73-vjeçare, e raportuar e zhdukur që nga...