Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar sot lidhur me projektligjin e paraqitur nga Partia Socialiste për reformën territoriale, i cili pritet të kalojë për miratim në Kuvend të enjten.
Boçi, që mban edhe detyrën e bashkëkryetarit të komisionit të ngritur për këtë reformë, theksoi se miratimi i reformës nga PS do të përshpejtojë procesin e shpopullimit në vend.
“Kjo tregon se është një vendim politik që ishte i dukshëm kur u ngrit komisioni i reformës dhe u përvijuar nga mënyra e sjelljes së mazhorancë dhe pr.ligji që sollën një grup deputetes që bën ndarje të hartës dhe jo reformë. Reforma nën kupton rregullimin e pushtetit vendor. Një lloj përsëritje e reformës ë2014, vetë Rama e ka pohuar.
Rama që në 2014 donte të kishte 46 47 bashki. Ishte një ndërhyrje e partisë aleate që shtoi 15 bashki të tjera. Nuk ka reflektim, por pasoja që ka sjellë reforma e 2014 është shpopullimi. Krahas mungesës së shërbimeve dhe distancës që ka qytetari me shërbimin që është bashkia.
Lëvizja e brendshme e popullsisë është në nivele të vogla lëvizja jashtë është në nivele 80 90%. Vetëm Tirana rezulton me ngritje popullsie 15 mijë banorë. Qarqet e tjera kanë humbur shumë banorë. Shqiptarët janë larguar përtej kufijve se nuk ka shërbim. Shpopullimi ka prekur jo vetëm zonat rurale por edhe zonat urbane. Pakënaqësia është tek mungesa e shërbimeve distanca e madhe dhe ato shërbime që janë kanë mungesë shumë të ulët. Nëse këto shohin ëndrra me Zvicër me banorë që migrojnë brenda vendit, ose kemi një kënaqësi idiote ose mashtrim publik. Kjo është mënyra si justifikohet Rama.
PD patjetër do kishte shumë dëshirë që të merrte një iniciativë të tillë si në protestat antiqeveritare, ndërsa në rastin e këtyre protestave janë me iniciativë totale qytetaret. PD ka rritur fushën e komunikimit. Ka marrë iniciativën së bashku me këshillat bashkiakë peticionet përkatëse”, u shpreh ai.
Ai vuri në dukje se, sipas tij, mazhoranca po e trajton reformën vetëm si një çështje politike dhe jo si një përpjekje për të riorganizuar pushtetin vendor. Boçi akuzoi se projektligji i propozuar thjesht rishkruan kufijtë e hartës administrative, pa prodhuar ndryshime të mirëfillta në shërbimet për qytetarët.
Deputeti i PD-së theksoi gjithashtu se rezultatet e reformës së vitit 2014 janë reflektuar negativisht, duke përmendur shpopullimin dhe përkeqësimin e aksesit të qytetarëve te shërbimet bazë. Ai paralajmëroi se situata po përkeqësohet dhe se shqiptarët po largohen masivisht, jo vetëm nga zonat rurale, por tashmë edhe nga qendrat urbane, për shkak të pamjaftueshmërisë së shërbimeve publike.
Boçi shtoi se Partia Demokratike do të dëshironte të udhëhiqte nisma të tilla si protestat kundër qeverisë, por në këtë rast, theksoi ai, protestat janë kryesisht të organizuara nga qytetarët. Ai deklaroi se PD ka zgjeruar kontaktet e saj me publikun, duke bashkëpunuar me këshillat bashkiakë në promovimin e peticioneve të ndryshme.

