Shkodra moderne duket se po ndërtohet, kjo të paktën në projektet e prezantuara.
Së fundmi është prezantuar një tjetër projekt për dy ura të reja mbi lumin Buna, pjesë e Korridorit Blu dhe lidhjes Pulaj–Shën Nikollë, që synojnë të lidhin Shkodrën me Ulqinin dhe të krijojnë dalje të reja infrastrukturore për veriun.
Por ndërsa sot prezantohen keto dy projekte për ura të reja, Shkodra ende është në pritje të urave që janë premtuar prej vitesh.
Benet Beci kishte deklaruar se ura që lidh Velipojën me Ulqinin do të përurohej në qershor 2025. Qershori kaloi, viti 2025 po ashtu dhe ura ende nuk është aty.
Edhe ura e re e Bahçallëkut u prezantua me afat përfundimi dhe përurimi në maj 2026. Edhe ky afat tashmë ka kaluar, ndërsa ura ende nuk është përfunduar.
Në vend të urave të përfunduara, sot kemi sërish projekte dhe plane për ura të tjera. Pra Shkodrës i premtohen edhe dy ura të reja mbi Bunë, por qytetarët ende presin t’i shohin ato të përfunduara në terren.
Një Shkodër moderne në projekte, tendera dhe deklarata, por që ende pret urat në terren.

