Shkodër/ Lavazhet duhet të ndalojnë përdorimin e ujit të pijshëm, afati deri më 31 tetor

Publikuar me datë:

Lavazhet në Shkodër që përdorin ujin e pijshëm për larjen e automjeteve kanë afat deri më 31 tetor për të ndërprerë këtë praktikë dhe për të gjetur një burim tjetër të ligjshëm furnizimi.

Njoftimi është bërë nga Ujësjellës Kanalizime Rajoni Shkodër, në kuadër të aksionit kombëtar të ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve për kontrollin e përdorimit të ujit të pijshëm nga subjektet e lavazheve.

Sipas autoriteteve, Kodi i Furnizimit me Ujë nuk lejon përdorimin e ujit të pijshëm për larjen e automjeteve. Për këtë arsye, subjektet që ushtrojnë këtë aktivitet duhet të marrin masat për sigurimin e një burimi alternativ dhe të ligjshëm uji.

Pas përfundimit të afatit, kontrollet në terren pritet të shtohen. Subjektet që do të vijojnë të përdorin ujin e pijshëm në kundërshtim me rregullat do të përballen me masat administrative të parashikuara nga ligji.

Në njoftim bëhet thirrje gjithashtu që të mos kryhen ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, pasi një veprim i tillë konsiderohet vepër penale.

Aksioni synon të kufizojë përdorimin e ujit të pijshëm për aktivitete që mund të furnizohen nga burime alternative, duke ruajtur furnizimin me ujë për konsum dhe nevoja të tjera jetike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related