Dibër/ E zhdukur që prej korrikut, gjendet trupi i pajetë i 73-vjeçares

Publikuar me datë:

Një grua 73-vjeçare, e raportuar e zhdukur që nga muaji korrik, është gjetur e pajetë këtë të martë.

Autoritetet bënë të ditur se trupi i saj u zbulua rreth orës 14:50 në një parcelë toke në fshatin Potgoricë. Viktima është identifikuar si shtetasja Z. D., 73 vjeçe, e cila kishte braktisur banesën e vet dhe dyshohet se vuante nga skleroza.

Njoftim policie:

Rreth orës 14:50, në një sipërfaqe toke djerrë, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, është gjetur pjesërisht i dekompozuar trupi i shtetases Z.D., 73 vjeçe.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim në muajin korrik 2026, pasi ishte larguar nga banesa e saj, e cila dyshohet se vuante nga sëmundja e sklerozës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tuba flet për “rivalitetin” me Beren Saat: Gratë nuk duhet të shihen gjithmonë si rivale

Aktorët e njohura turke, Tuba Büyüküstün dhe Beren Saat, janë përfolur prej kohësh në media si rivale në industrinë e serialeve, por një prononcim i fundit nga Tuba Büyüküstün duket se ka hedhur dritë mbi këtë çështje. Büyüküstün, e cila është e njohur për publikun shqiptar nga seriali ‘Diamante dhe Dashuri’, ka reaguar së fundmi […]

Ukrainë/ 22 të vrarë nga sulmet ruse dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 22 vetë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të përmasave të mëdha që Rusia ndërmori natën në disa qytete të Ukrainës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i përshkroi këto sulme si disa nga më “mizoret” të ndërmarra ndonjëherë nga forcat ruse. Qytetet Pryluky, Kyiv, Dnipro, Kremenchuk, Zaporizhzhia dhe Oleksandriya […]