Gjermani/ Avioni përfshihet nga flakët pas rrëzimit, 2 persona humbin jetën

Publikuar me datë:

Dy persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u përplas në jugperëndim të Gjermanisë, pranë qytetit Gundelsheim në landin Baden-Württemberg.

Policia gjermane konfirmoi se të dy pasagjerët që ndodheshin në bord kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit ajror.

Pas rrëzimit, avioni mori flakë. Ekipet e emergjencës mbërritën shpejt në vendngjarje dhe arritën të lokalizojnë zjarrin.

Mediat gjermane raportojnë se avioni ishte në përpjekje për të zbritur në një pistë në afërsi të Gundelsheim, kur për shkaqe ende të panjohura u përpoq të rifillonte fluturimin.

Gjatë kësaj manovre, avioni fillimisht goditi një gardh, më pas një pemë dhe më pas u rrëzua në një vresht.

Zjarri i rënë pas aksidentit e ka shkatërruar avionin, duke bërë të pamundur identifikimin e tij për shkak të djegies së plotë të shenjave të regjistrimit. Për pasojë, identiteti i viktimave mbetet ende i panjohur.

Njësitë e hetimeve të sigurisë ajrore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar procesin për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në aksident.

Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet presin të bëjnë publik identitetin e viktimave sapo të përfundojnë procedurat përkatëse të identifikimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Francë/ Protestat e nxënësve përshkallëzohen, mbyllen 500 shkolla

Protestat e nxënësve në Francë janë zgjeruar, duke bërë...

SHBA/ Të shtëna në një festë, 2 të vdekur dhe 35 të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe deri në 35 të...

Pse po përmbytet Evropa? Përveç klimës, problem edhe ndërtimet dhe infrastruktura

Një studim europian i publikuar së fundmi vë në dukje rritjen e kërcënimit nga përmbytjet, duke theksuar jo vetëm ndikimin e reshjeve intensive, por edhe rolin e zhvillimit urban, ndërtimit dhe infrastrukturës së brishtë. Hulumtimi, i kryer nga profesorët Anastasios Stamou dhe Michalis Diakakis, shqyrtoi të dhënat e përmbytjeve dhe fatkeqësive në vende të ndryshme […]

Ksamil/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

Një aksident rrugor është shënuar në Ksamil, ku një...