Hetimet për dosjen “Haklaj” ndalen në SPAK/ Materialet kalojnë te Policia e Shtetit

Publikuar me datë:

SPAK ka ndërprerë përkohësisht hetimet për një nga çështjet që lidhet me disa prej vrasjeve më të bujshme të viteve 1990 në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme ka ndërprerë hetimin mbi kallëzimin e Ajshe dhe Muharrem Haklajt kundër ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 14 të tjerëve, të cilët ata i fajësojnë për vrasjen e katër vëllezërve të tyre.

Kallëzimi, i dorëzuar në vitin 2022, u pasua nga një sërë veprimesh hetimore. Prokurorja e SPAK, Elida Kacckini, ka vendosur pezullimin e procedurës hetimore, duke përcjellë dosjen pranë Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe mbledhjen e provave të nevojshme.

Ajshe dhe Muharrem Haklaj janë informuar për këtë vendim nëpërmjet avokatit të tyre rreth 15 ditë më parë. Ata i janë drejtuar GJKKO-së me ankim, duke kërkuar që hetimet të vazhdojnë.

Ankesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda.

Në kallëzimin e dorëzuar pranë SPAK, familja Haklaj akuzon ish-presidentin e asaj kohe, Sali Berisha, si urdhëruesin kryesor të vrasjeve të Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklajt. Ata ngrenë akuza ndaj Berishës dhe 14 personave të tjerë për vrasje me paramendim, krijim të bandës së armatosur dhe organizatës kriminale, kryerje të krimeve në kuadrin e tyre, si edhe për akte terroriste.

Sipas avokatit të tyre, në dosje janë paraqitur qartë prova dhe dëshmi që mbështesin pretendimet e familjes. Vitin e kaluar, Ajshe Haklaj ka dëshmuar për rreth 12 orë në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa edhe Muharrem Haklaj së bashku me të afërm të tjerë kanë dhënë dëshmitë e tyre në SPAK duke ritheksuar akuzat e ngritura.

Katër vëllezërit Haklaj u vranë brenda një periudhe afër trevjeçare, në atë që cilësohet si një nga konfliktet më të përgjakshme në historinë e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pse po përmbytet Evropa? Përveç klimës, problem edhe ndërtimet dhe infrastruktura

Një studim europian i publikuar së fundmi vë në dukje rritjen e kërcënimit nga përmbytjet, duke theksuar jo vetëm ndikimin e reshjeve intensive, por edhe rolin e zhvillimit urban, ndërtimit dhe infrastrukturës së brishtë. Hulumtimi, i kryer nga profesorët Anastasios Stamou dhe Michalis Diakakis, shqyrtoi të dhënat e përmbytjeve dhe fatkeqësive në vende të ndryshme […]

Ksamil/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

Një aksident rrugor është shënuar në Ksamil, ku një...

“Tom & Jerry” vijnë në skenën e “Migjenit”, dy ditë të dedikuara për fëmijët

Teatri “Migjeni” në Shkodër sjell për publikun e vogël...