Ksamil/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

Publikuar me datë:

Një aksident rrugor është shënuar në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur drejtuesin e tij, Dhimitër Malaj, 28 vjeç.

I riu u dërgua me urgjencë në spitalin e Sarandës me automambulancë. Mjekët raportojnë se Malaj ka marrë lëndime në kokë dhe në këmbë.

Për shkak të plagëve të marra, kirurgu i spitalit ka vendosur ta shtrojë të lënduarin në pavionin e kirurgjisë për trajtim më të specializuar.

Policia rrugore, që mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për të identifikuar shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pse po përmbytet Evropa? Përveç klimës, problem edhe ndërtimet dhe infrastruktura

Një studim europian i publikuar së fundmi vë në dukje rritjen e kërcënimit nga përmbytjet, duke theksuar jo vetëm ndikimin e reshjeve intensive, por edhe rolin e zhvillimit urban, ndërtimit dhe infrastrukturës së brishtë. Hulumtimi, i kryer nga profesorët Anastasios Stamou dhe Michalis Diakakis, shqyrtoi të dhënat e përmbytjeve dhe fatkeqësive në vende të ndryshme […]

“Tom & Jerry” vijnë në skenën e “Migjenit”, dy ditë të dedikuara për fëmijët

Teatri “Migjeni” në Shkodër sjell për publikun e vogël...

Shkodër/ “E turpshme” ajo që ndodh me Leshajn, largohet pas shkeljeve të KLSH nga bashkia dhe ngrihet në detyrë nga Benet Beci

Një lëvizje e Benet Becit në administratën e Shkodrës ngre pikëpyetje të forta për mënyrën se si janë trajtuar shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Bëhet fjalë për Denis Leshajn, ish-Drejtorin e Përgjithshëm Juridik të Bashkisë Shkodër. Sipas raportimit, KLSH ka konstatuar shkelje në Bashkinë Shkodër gjatë vitit 2025, në kohën kur […]