Greqi/ Të rinjtë shqiptarë nga Mokra humbin jetën pas një aksidenti fatal

Publikuar me datë:

Komuniteti shqiptar në Greqi është tronditur nga një aksident i rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Nea Peramos të Kavallës, ku dy të rinj humbën jetën.

Të ndjerët janë identifikuar si Arditi, 34 vjeç, dhe Marigleni, 36 vjeç, të cilët sipas burimeve ishin shokë të ngushtë.

Ngjarja ndodhi në segmentin rrugor që lidh Nea Peramos me zonën e Ammolofoit, ku një motor u përplas me një monopatinë elektrike. Përplasja rezultoi fatale.

Arditi, që ishte drejtuesi i motorit, humbi jetën në vend nga plagët e rënda. Ndërsa Marigleni, që udhëtonte me monopatinën elektrike, u dërgua në gjendje kritike në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.

36-vjeçari iu nënshtrua një operacioni, mirëpo përkundër ndërhyrjes mjekësore, ai ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit. Si rezultat, tragjedia la dy viktima.

Vdekja e dy të rinjve ka sjellë pikëllim të thellë, teksa familjarët dhe të afërmit përballen me dhimbjen e humbjes së dyfishtë dhe të papritur.

Për ngjarjen, autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha e të vërtetës për Xhakën, do merret në pyetje nga prokuroria

Pas një periudhe të shkurtër larg aktivitetit futbollistik dhe...

Izraeli: Vritet në Gaza komandanti i Hamasit që mori pjesë në sulmin e 7 tetorit

Një komandant i Hamasit u vra në Rripin e Gazës nga forcat izraelite, sipas ushtrisë së Izraelit, e cila pretendon se ai ishte i përfshirë në sulmin e 7 tetorit 2023 në territorin izraelit. Forcat e armatosura izraelite njoftuan se komandanti i eliminua bënte pjesë në njësinë elitare “Nukba”, e cila kreu infiltrimin në Izrael […]

Protestë para Komisariatit 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të shoqëruarve

Edhe sot, në ditën e 128-të, qytetarët kanë vazhduar...