Pse po përmbytet Evropa? Përveç klimës, problem edhe ndërtimet dhe infrastruktura

Publikuar me datë:

Një studim europian i publikuar së fundmi vë në dukje rritjen e kërcënimit nga përmbytjet, duke theksuar jo vetëm ndikimin e reshjeve intensive, por edhe rolin e zhvillimit urban, ndërtimit dhe infrastrukturës së brishtë.

Hulumtimi, i kryer nga profesorët Anastasios Stamou dhe Michalis Diakakis, shqyrtoi të dhënat e përmbytjeve dhe fatkeqësive në vende të ndryshme të Europës në periudhën 2007-2025. Në fokus u vendos edhe Greqia, përfshirë përmbytjet e shkaktuara nga stuhia Daniel.

Në përfundimet e tyre, studiuesit vlerësojnë se përmasat e dëmeve nga përmbytjet varen edhe nga planifikimi urban dhe ndërtimet. Shtimi i objekteve në ose pranë zonave të rrezikut, infrastruktura e mangët dhe rrjetet e pamjaftueshme të kullimit nxisin pasoja më të rënda.

Raporti adreson gjithashtu mangësitë në sistemet e paralajmërimit të hershëm. Në disa situata, alarmet nuk i arrijnë qytetarët në kohën e duhur ose nuk interpretohen siç duhet, çka ndikon në përshkallëzimin e rrezikut për njerëzit dhe pronën.

Autorët e studimit vënë theksin te nevoja për rishikimin e rregullave të ndërtimit dhe rikthimin e planifikimit urban. Ata rekomandojnë të ndërthuren masa mbrojtëse, sisteme efektive alarmimi si edhe përgatitje më të mirë institucionale.

Në dritën e ndryshimeve klimatike dhe ngjarjeve ekstreme që priten të shtohen, studiuesit theksojnë se menaxhimi i rrezikut kërkon planifikim të kujdesshëm dhe shmangie të ndërtimeve në terrene të ekspozuara ndaj përmbytjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Francë/ Protestat e nxënësve përshkallëzohen, mbyllen 500 shkolla

Protestat e nxënësve në Francë janë zgjeruar, duke bërë...

SHBA/ Të shtëna në një festë, 2 të vdekur dhe 35 të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe deri në 35 të...

Ksamil/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

Një aksident rrugor është shënuar në Ksamil, ku një...

“Tom & Jerry” vijnë në skenën e “Migjenit”, dy ditë të dedikuara për fëmijët

Teatri “Migjeni” në Shkodër sjell për publikun e vogël...