SHBA/ Të shtëna në një festë, 2 të vdekur dhe 35 të plagosur

Publikuar me datë:

Dy persona humbën jetën dhe deri në 35 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave masive të ndodhura herët në mëngjes në Georgia, SHBA, gjatë një feste në natyrë.

Sipas Byrosë së Hetimeve të Georgias, ngjarja u shënua rreth orës 1:25 të mëngjesit, ndërsa më shumë se 1,000 të pranishëm kishin marrë pjesë në një festë. Në momentin e ngjarjes, forcat e policisë ndodheshin në vendngjarje dhe po mbanin nën vëzhgim turmën.

Një video që po qarkullon në rrjete sociale pasqyron panikun që shpërtheu menjëherë pas të shtënave, ku të frikësuarit u përpoqën të largoheshin me nxitim, duke krijuar kaos dhe duke u shtyrë mes tyre, ndërsa policia përpiqej të rivendoste rendin.

Mjeku ligjor i Qarkut Dooly, Brett Walsh, bëri të ditur se dy burra, respektivisht 20 dhe 23 vjeç, kanë ndërruar jetë nga plagët e marra. Familjarët e tyre janë informuar, ndërkohë që autoritetet nuk kanë publikuar ende identitetin e viktimave, pasi hetimet vazhdojnë.

Sherifi i Qarkut Dooly, Craig Peavy, deklaroi se të paktën 50 persona janë qëlluar në dy vende të ndryshme që ndodheshin rreth një bllok larg nga njëri-tjetri. Ai shtoi se 25 prej të plagosurve janë dërguar në spitale dhe theksoi se numri total i të lënduarve mund të shkojë në 35.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Francë/ Protestat e nxënësve përshkallëzohen, mbyllen 500 shkolla

Protestat e nxënësve në Francë janë zgjeruar, duke bërë...

Pse po përmbytet Evropa? Përveç klimës, problem edhe ndërtimet dhe infrastruktura

Një studim europian i publikuar së fundmi vë në dukje rritjen e kërcënimit nga përmbytjet, duke theksuar jo vetëm ndikimin e reshjeve intensive, por edhe rolin e zhvillimit urban, ndërtimit dhe infrastrukturës së brishtë. Hulumtimi, i kryer nga profesorët Anastasios Stamou dhe Michalis Diakakis, shqyrtoi të dhënat e përmbytjeve dhe fatkeqësive në vende të ndryshme […]

Ksamil/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

Një aksident rrugor është shënuar në Ksamil, ku një...

“Tom & Jerry” vijnë në skenën e “Migjenit”, dy ditë të dedikuara për fëmijët

Teatri “Migjeni” në Shkodër sjell për publikun e vogël...