Francë/ Protestat e nxënësve përshkallëzohen, mbyllen 500 shkolla

Publikuar me datë:

Protestat e nxënësve në Francë janë zgjeruar, duke bërë që autoritetet të ndërpresin krejtësisht ose pjesërisht mësimin në 400 deri 500 shkolla të mesme. Ministria e Arsimit ka njoftuar se situata e sigurisë e bën të pamundur zhvillimin normal të aktiviteteve në një pjesë të konsiderueshme të territorit.

Ministri i Arsimit, Édouard Geffray, theksoi se numri i shkollave të ndikuara pritet të jetë i njëjtë me atë të premtes, kur pezullimi i mësimit preku 400 deri 500 institucione. Ai sqaroi se procesi mësimor do të rifillojë hap pas hapi dhe pjesërisht në ato zona ku rrethanat e sigurisë e mundësojnë.

Gjatë ditëve të fundit, situata është tensionuar më tej: në qytete të ndryshme janë zhvilluar protesta, janë bllokuar hyrjet e shkollave, janë djegur kazanë mbeturinash dhe ka patur përplasje ndërmjet nxënësve dhe policisë. Në disa vende janë shkaktuar dëmtime mbi ndërtesat shkollore dhe hapësirat publike.

Sipas ministrit Geffray, nga 735 shkolla të prekura nga protestat, 24 janë “djegur ose vandalizuar”. Ndërkohë, 78 punonjës të arsimit kanë mbetur të plagosur që nga nisja e lëvizjes.

Ministria e Brendshme ka raportuar se trazirat kanë rezultuar në më shumë se 5 mijë arrestime që prej fillimit të javës së kaluar. Në rastet kur protestat janë kthyer në të dhunshme, policia ka përdorur gaz lotsjellës, shkopinj dhe mjete të tjera për të shpërndarë turmat.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, ka dalë në mbrojtje të veprimeve të policisë, duke mohuar se reagimi ka qenë i tepruar.

Në deklaratat e tij, Nuñez është shprehur se policia nuk ka për qëllim të “shtyp të rinjtë”, por synon të mbrojë nxënësit që duan të shprehin kërkesat e tyre në mënyrë paqësore. Ai ka paralajmëruar gjithashtu ndërhyrje të menjëhershme dhe të rrepta ndaj çdo akti dhune, dëmtimi apo vandalizmi.

Ai ka hedhur poshtë zërat që policia shënjestron veçanërisht të rinjtë nga lagjet e varfra, duke e quajtur këtë një këndvështrim të shkëputur nga realiteti.

Protestat nisën rreth dy javë më parë në shkollën e mesme Saint-Exupéry në Créteil, në periferi të Parisit, fillimisht si një shprehje solidariteti me mësuesit që protestonin kundër mungesës së stafit dhe burimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha e të vërtetës për Xhakën, do merret në pyetje nga prokuroria

Pas një periudhe të shkurtër larg aktivitetit futbollistik dhe...

Izraeli: Vritet në Gaza komandanti i Hamasit që mori pjesë në sulmin e 7 tetorit

Një komandant i Hamasit u vra në Rripin e Gazës nga forcat izraelite, sipas ushtrisë së Izraelit, e cila pretendon se ai ishte i përfshirë në sulmin e 7 tetorit 2023 në territorin izraelit. Forcat e armatosura izraelite njoftuan se komandanti i eliminua bënte pjesë në njësinë elitare “Nukba”, e cila kreu infiltrimin në Izrael […]

Protestë para Komisariatit 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të shoqëruarve

Edhe sot, në ditën e 128-të, qytetarët kanë vazhduar...