“Mëso nga lumi”/ Spiropali me një mesazh thumbues: “Pengesat mund të ndryshojnë rrjedhën, jo destinacionin”

Publikuar me datë:

Ndërsa pritet që në Asamblenë e Partisë Socialiste të diskutohet mocioni i saj për një “Marrëveshje të Re për Shqipërinë”, Elisa Spiropali ka zgjedhur të publikojë një mesazh që po interpretohet si një reflektim mbi zhvillimet brenda mazhorancës.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Spiropali ka ndarë një foto të një lumi në Shqipëri, të shoqëruar me shprehjen: “Mëso nga lumi; pengesat mund ta detyrojnë të ndryshojë rrjedhën, por kurrë destinacionin.”

Pak javë më parë, ajo i dorëzoi Asamblesë së PS-së një mocion ku kërkon nisjen e një dialogu më të gjerë me qytetarët dhe reflektim ndaj protestave e pakënaqësive të shfaqura gjatë kësaj periudhe.

Spiropali ka argumentuar se socialistët duhet të punojnë për më shumë përfaqësim, demokraci të brendshme, meritokraci dhe forcim të institucioneve, duke e nisur procesin e ndryshimit nga vetë partia.

Pas përfundimit të detyrës si ministre e Jashtme, ajo është shfaqur gjithnjë e më shumë si një zë kritik brenda Partisë Socialiste dhe grupit parlamentar.

Qëndrimet e saj kanë sjellë edhe përplasje publike me kryeministrin Edi Rama. Në prill, Rama e kritikoi për mungesën në Kuvend gjatë votimit lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe për qëndrimet e saj kritike ndaj qeverisë.

Në atë kohë, Rama e paralajmëroi me tone të forta, ndërsa Spiropali iu përgjigj se “nuk është trimëri të përjashtosh, trimëri është të dëgjosh.”

Tashmë, mesazhi i fundit me lumin dhe “destinacionin” ka rikthyer vëmendjen te qëndrimet e saj dhe te ajo që pritet të ndodhë brenda PS-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia nuk bindet nga Zouhouole, sulmuesi largohet pa kontratë

Vllaznia ka mbyllur provat me sulmuesin 19-vjeçar nga Bregu...

Shkelje e normave të zhurmës në Shëngjin, gjobitet me 200 mijë lekë administratoria e lokalit

Policia ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike të Lezhës...

Zjarr masiv në një parcelë me ullinj pranë nënstacionit të energjisë në Elbasan

Zjarr i madh pranë nënstacionit 400 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh, nuk...

Guatemalë/ Shpërthen vullkani, tre rajone në alarm nga llava, zhvendosen 1700 persona

Mbi 1,699 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë...