Elbasani renditet mes qyteteve më të ndotura, ekspertët kërkojnë masa më të forta

Publikuar me datë:

Edhe pse cilësia e ajrit në Shqipëri ka shënuar përmirësim krahasuar me vitet e kaluara, ndotja vijon të mbetet problem, veçanërisht në zonat urbane dhe industriale. Matjet për vitin 2025 rendisin Elbasanin dhe Tiranën ndër qytetet me nivelet më të larta të ndotjes. Në Elbasan, dioksidi i azotit ka tejkaluar normat e lejuara, ndërsa grimcat PM10 vijojnë të jenë mbi nivelet e rekomanduara.

Sipas ambientalistit Ahmet Mehmeti, situata është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me të kaluarën, kur ndotja në qytet arrinte nivele shumë më të larta, veçanërisht gjatë stinës së verës.

“Janë bërë ndryshime kolosale. Ne dikur kemi pasur në këtë kohë, sidomos kur vinte vera, ndotje deri në 10-fish më të lartë. Kurse tani shikojmë që është 10-fish më e ulët. Edhe ky është një hap përpara, sidomos për ajrin”, tha Mehmeti.

Megjithatë, sipas tij, ndotja vijon të lidhet si me trafikun, ashtu edhe me aktivitetin industrial. Ai thekson se zbatimi rigoroz i ligjit dhe kontrolli i burimeve ndotëse janë thelbësore për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së ajrit.

“Ne kemi problematika të tjera për ujin dhe ndotjen e tokës, por ajri ka ndryshuar shumë. Megjithatë, PM2.5, PM10 dhe NO₂ mbeten problematika që mund të shmangen. Organet monitoruese dhe ligjzbatuese duhet të marrin masa ndaj ndotësve, sidomos ndaj industrisë, duke zbatuar ligjin dhe sanksionet”, shtoi ambientalisti

Ahmet Mehmeti paralajmëron se ekspozimi i zgjatur ndaj grimcave PM10 dhe dioksidit të azotit mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, duke prekur sistemin e frymëmarrjes, qarkullimin e gjakut dhe duke rritur rrezikun për sëmundje të rënda.

“PM10 dhe NO₂ shkaktojnë sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes dhe të gjakut. Kur ekspozimi zgjat për një kohë të gjatë, ato mund të çojnë edhe në sëmundje kanceroze, pasi bartin metale të rënda si kromi, nikeli, plumbi dhe kadmiumi. Këta ndotës kalojnë edhe në ujëra e në zinxhirin ushqimor.”

Sipas specialistëve, vetëm zbatimi i standardeve mjedisore, monitorimi i vazhdueshëm dhe ndërhyrjet konkrete ndaj burimeve të ndotjes mund ta afrojnë cilësinë e ajrit në Shqipëri me standardet europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA përgatit sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare pas urdhër-arrestit për Netanyahun

Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të vendosë sanksione...

Protesta/ Kryeministri për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur sfidohem! Koha do ta tregojë

Kryeministri Edi Rama dh protesta qytetare në Tiranë kanë...

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të...