PD Shkodër vijon mobilizimin për protestën e 7 nëntorit, Çylybyli takon strukturat në Postribë

Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Grupseksionit Postribë, ku në qendër të diskutimeve ishte organizimi i protestës kombëtare të 7 nëntorit në Tiranë, në mbështetje të studentëve.

Gjatë takimit u diskutua për angazhimin e strukturave në terren, koordinimin e tyre dhe sigurimin e një pjesëmarrjeje sa më të madhe të qytetarëve nga Shkodra dhe Postriba në protestë.

Çylybyli bëri të ditur se një tjetër fokus ishte intensifikimi i kontakteve me seksionet dhe forcimi i bashkëpunimit mes strukturave të partisë në të gjitha nivelet, në funksion të mobilizimit për protestën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe