Zjarr i madh në fshatin Kujtime/ Rrezikohen banesat

Publikuar me datë:

Pasditen e sotme, një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kujtime, në lagjen Grkaj, që ndodhet në Njësinë Administrative Kurdar, të Bashkisë Klos.

Flakët nisën fillimisht në sipërfaqe të mbuluara me barishte, por shumë shpejt situata doli jashtë kontrollit. Nga përhapja e zjarrit janë shkatërruar disa mullare me bar, pemë frutore, si dhe është përfshirë një sipërfaqe pyjore pranë fshatit, me flakët që po i afrohen rrezikshëm banesave.

Forca nga Bashkia Klos, shërbimet zjarrfikëse, banorët dhe policia ndodhen aktualisht në terren dhe po punojnë për të menaxhuar gjendjen e krijuar.

Banorët i kanë bërë thirrje autoriteteve për të shtuar numrin e forcave në vendngjarje, pasi zjarri vazhdon të përhabet dhe rreziku për shtëpitë mbetet i lartë.

Dyshimet e para flasin për një zjarr të qëllimshëm. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related