Tiranë/ Shisnin kokainë, pranga dy të rinjve

Publikuar me datë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë përmbyllur me sukses një operacion antidrogë të koduar “Momenti”, duke goditur një rast të shitblerjes së lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni, janë prangosur në flagrancë dy persona, D. Sh., 19 vjeç, dhe D. F., 26 vjeç, të dyshuar për përfshirje në aktivitet kriminal që lidhet me lëndët narkotike.

I riu 19-vjeçar u kap në rrugën “Egnatia” në momentin kur, sipas dyshimeve, po i dorëzonte një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar si kokainë 26-vjeçarit D. F.

Kontrolli në banesën e të arrestuarit më të ri zbuloi edhe 41 gramë të tjera kokainë. Në total, policia sekuestroi 252 gramë kokainë.

Gjithashtu, gjatë ndërhyrjes, u sekuestruan një automjet i llojit “BMW” dhe tre telefona celularë si prova materiale.

Operacioni u zhvillua pas marrjes së një informacioni të shpejtë të ardhur nga rrugë operative, i cili çoi në zbulimin e përfshirjes së të dyshuarve në aktivitet të paligjshëm në fushën e narkotikëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related