7 orë pa energji/ Ndërprerje në disa zona të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe

Publikuar me datë:

Banorët e disa zonave të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe do të përballen nesër me një ndërprerje të zgjatur të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të OSHEE, furnizimi me energji do të ndërpritet më 11 gusht, nga ora 06:00 deri në 13:00, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes dhe remontit në linjën 35kV Koplik–Shkodra 3.

Ndërprerja do të prekë pjesërisht zonat Kirasi, Lopçejt, Shtoi i Ri, Shtoi i Vjetër, Boriçi i Madh, Boriçi i Vogël, Grili, Gruemira, Rrash-Kullaj, Vorfa, Linaj, Lepuroshi dhe Kokpapaj.

OSHEE bën me dije se ndërhyrjet kanë për qëllim mirëmbajtjen e rrjetit dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

Në total, abonentët e këtyre zonave pritet të qëndrojnë pa energji për rreth 7 orë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përkeqësohet situata në Selishtë të Dibrës, zjarri afrohet pranë banesave

Zjarri që ka përfshirë zonën e Selishtës në Dibër...

Etna shpërthen sërish, mbyllet aeroporti i Katanias dhe pezullohen fluturimet

Për shkak të shpërthimit të fundit të malit Etna,...

Zjarret në Has e Tropojë, autoritetet i kërkojnë qytetarëve të tregojnë kujdes

Gjatë 48 orëve të fundit, katër vatra zjarri janë...

Mungesa e ujit në Malësi të Madhe, Ardian Hysa: Kopliku ka vetëm 20 minuta ujë në ditë

Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në Malësinë...