7 të vdekur në Indi/ Shembet tuneli në ndërtim e sipër i hidrocentralit, 3 të zhdukur

Të paktën shtatë punëtorë kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë konsiderohen ende të zhdukur pas rrëzimit të një tuneli në ndërtim që bëhej pjesë e një projekti hidroelektrik në shtetin Uttarakhand të Indisë.

Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje, në projektin hidroelektrik Vishnugad-Pipalkoti, që ndodhet në distriktin Chamoli. Sipas informacioneve, një rrëshqitje e madhe dheu solli futjen e ujit dhe mbeturinave në brendësi të tunelit, duke shkaktuar shembjen e një pjese të strukturës.

Kryeministri i Uttarakhandit, Pushkar Singh Dhami, ka shkuar në vendngjarje për të ndjekur nga afër veprimtaritë e kërkim-shpëtimit.

Ky incident ka rindezur shqetësimet për nivelin e sigurisë në realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në zonat malore të Uttarakhandit, një pjesë e Himalajeve e njohur për terrenin e saj të thyer dhe paqëndrueshmërinë gjeologjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe