Mungesa e ujit në Malësi të Madhe, Ardian Hysa: Kopliku ka vetëm 20 minuta ujë në ditë

Publikuar me datë:

Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në Malësinë e Madhe vijon të jetë problematike, ndërsa qytetarët në disa zona po përballen me mungesë të theksuar të ujit.

Përmes një reagimi të publikuar më 14 gusht, Ardian Hysa e ka cilësuar situatën “alarmante”, duke kritikuar Ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe Bashkinë Malësi e Madhe.

Sipas Hysës, në Koplik furnizimi me ujë zgjat vetëm rreth 20 minuta në ditë, ndërsa në zona të tjera situata është edhe më e rëndë.

“Kopliku ka vetëm 20 minuta ujë, të tjerët me pikatore e deri nuk furnizohen aspak, si Hoti, Shkreli, Grizha, Vukpalaj etj.”, shkruan ai.

Hysa ngre pikëpyetje edhe mbi investimet e kryera ndër vite për ujësjellësit në këtë zonë, duke pretenduar se në Malësinë e Madhe janë investuar mbi 20 milionë euro nga qeveria shqiptare për sistemet e furnizimit me ujë.

Ndërkohë, sipas tij, banorët po detyrohen të blejnë ujin e pijshëm me paratë e tyre.

“Një turp i madh për Ndërmarrjen dhe Bashkinë Malësi e Madhe”, shprehet Hysa, duke kërkuar reagim për situatën e krijuar në disa zona të bashkisë.

Problemi i furnizimit me ujë mbetet veçanërisht shqetësues gjatë muajve të verës, kur temperaturat e larta rrisin edhe më shumë nevojën për ujë të pijshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related