Urbanisti Zef Çuni ngre alarmin: Rruga “Don Bosko” në Shkodër, vetëm një muaj pas përurimit, shfaq dëmtime dhe probleme cilësie

Publikuar me datë:

Urbanisti Zef Çuni ka kritikuar ashpër cilësinë e punimeve në rrugën “Don Bosko” në Shkodër, duke e cilësuar atë si një shembull të mënyrës se si nuk duhet të realizohen investimet publike.

Sipas tij, vetëm një muaj pas përurimit, rruga paraqet probleme të shumta, duke nisur nga shembjet e asfaltit në disa segmente, krijimi i pellgjeve të ujit në zonat e kalimit të nxënësve, bordura të dëmtuara dhe puseta të amortizuara.

Çuni shpreh shqetësimin se nëse në qendër të qytetit realizohen punime me këto standarde, atëherë situata mund të jetë edhe më problematike në njësitë administrative dhe zonat rurale. Ai kritikon Bashkinë Shkodër për mungesën e reflektimit ndaj vërejtjeve dhe kërkon që të mbahen përgjegjës zbatuesit, supervizorët dhe të gjithë ata që kanë ndjekur realizimin e projektit.

Në reagimin e tij, urbanisti thekson se fondet publike duhet të shpenzohen me cilësi dhe jetëgjatësi, duke shtuar se investimet nuk duhet të zgjasin më pak se mandati i një administrate. Ai sugjeron që specialistët e bashkisë të marrin shembull nga qytete të rajonit, si Prizreni, për mënyrën e realizimit të punëve publike dhe arredimit urban.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...