La Gjermaninë për Shqipërinë, mesfushori prezantohet tek ekipi i ri

Publikuar me datë:

Tim Civeja është zyrtarisht lojtar i Karlsruher në Bundesliga 2 për sezonin e ardhshëm. Ish-mesfushori i Shqipërisë U-21 largohet pas tre vitesh me Sarbruken në kategorinë e tretë të futbollit gjerman.

Civeja u largua me kujtimin e 116 ndeshjeve te Sarbruken ku shënoi 18 gola dhe asistoi 14 të tjerë. 24-vjeçari ka luajtur vetëm në Gjermani deri tani ku edhe ka lindur. Pasi luante me Gjermaninë U-19, vendosi të kalonte te moshat kuqezi.

Ky sezon ndërkohë ishte edhe më i miri me Sarbruken. Civeja shënoi gjashtë gola dhe asistoi shtatë tjerë.

Kujtojmë se vite më parë flitej për një talent. Debutimi i tij erdhi me Augsburg në Bundesligë. Asokohe ishte 19 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...