“Balluku dyshohet për abuzim me 1 miliard euro”, Fjoralba Ponari ironizon Ramën: Shtojnë taksat pa pikë turpi

Publikuar me datë:

Moderatorja dhe influencerja Fjoralba Ponari ka përdorur rrjetet sociale për të ironizuar akuzat lidhur me abuzimet me tenderat që rëndojnë mbi ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, si dhe për të kundërshtuar risitë fiskale të propozuara nga qeveria e Edi Ramës.

Në një video të shpërndarë online, Ponari u ndal te shifra prej 1 miliard eurosh, një shumë që është përmendur në akuzat ndaj Ballukut. Ajo bëri një llogaritje për të ilustruar madhësinë e kësaj shume paraje.

“Dje po shihja deklaratën e Lalës për ish-numrin dy të qeverisë, që akuzohet për abuzime me tendera, deri në vlerën e 1 miliard eurove. Një miliard euro. Njëshi me nëntë zero mbrapa. E di sa i duhet një njeriu që të shpenzojë 1 miliard euro? I duhen 55 vite jetë, ku çdo ditë të shpenzojë 50 mijë euro. Pa bërë asgjë, pa shtuar as edhe një cent në pasurinë e saj. 55 vite, ku ditën duhet ta ketë kuotën e shpenzimeve 50 mijë euro. Ejj…”, shprehet Ponari.

Krahas komentit për çështjen Balluku, Ponari ka adresuar gjithashtu kritikë të ashpër ndaj paketës së re fiskale të qeverisë, duke u shprehur kundër rritjes së ngarkesës tatimore.

“Me pafytyrësinë më të madhe, propozojnë taksa të tjera!”, shkruan Ponari në rrjetet e saj sociale.

Ndryshimet e fundit fiskale të propozuara përfshijnë edhe rregulla të reja për taksimin e influencerave, një kategori që mund të ndikohet nga këto zhvillime.

Këto masa kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërkohë që një pjesë e kritikëve i shohin si pjesë të pasigurisë politike dhe protestave kundër qeverisë aktuale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Italia drejt paralizimit nesër, planifikohen greva dhe protesta masive

Nesër në Itali do të zhvillohen greva dhe protesta...

Plagoset me thikë 60-vjeçari në Korçë pas një konflikti të çastit, arrestohet autori

Një 60-vjeçar mbeti i plagosur me thikë këtë pasdite...