Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

Publikuar me datë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është tejmbushur nga protestuesit ditën e sotme, të cilët janë më të shumtë në numër krahasuar me 4 protestat e mëparshme.

Grumbullimi i qytetarëve u bë sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisi marshimi drejt Kryeministrisë.

“Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, është slogani i protestës së sotme.

Thirrjet e forta në potestë sërish nuk munguan; “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”

Qytetarët e kanë bërë të qartë se kjo protestë është jashtë politikës dhe kjo është vënë re edhe gjatë protestave të mëparshme ku qytetarët thërrisni “Rama n’burg, Berisha n’burg’.

Tubimi i djeshëm nisi me tensione ku policia kishte vendosur gardhe metalikë, gjë që nuk i ka penguar qytetarët të bashkohen pas përplasjes me efektivët apo faktit që ndaj tyre u përdor ujë me piper nga autobotet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related