Një 60-vjeçar mbeti i plagosur me thikë këtë pasdite në Korçë, ndërsa autori i dyshuar është ndaluar nga forcat e policisë.
Incidenti u regjistrua pranë zonës së postës, ku një 65-vjeçar, me inicialet N.H., dyshohet se ka sulmuar me një mjet prerës një 60-vjeçar. Të dhënat e para tregojnë se përplasja mes tyre ka ardhur pas një konflikti të momentit.
Viktima ka pësuar një plagë të lehtë në qafë dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pasi ngjarja ndodhi, policia ndërhyri menjëherë dhe arriti të ndalojë autorin e dyshuar. Veprimet për arrestimin përfundimtar të tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje janë ende në vijim.

