Stamboll/ 30 të plagosur nga aksidenti, mes tyre edhe fëmijë

Publikuar me datë:

Të paktën 30 persona, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur të plagosur si rezultat i një aksidenti me autobus që ndodhi në Stamboll, sipas mediave turke.

TRT Haber bën të ditur se aksidenti ndodhi pasi shoferi e humbi kontrollin e autobusit për shkak të rrugës së rrëshqitshme. Fillimisht, autobusi u përplas me një automjet, më pas doli nga drejtimi i tij dhe u godit me një shtyllë të sinjalistikës rrugore.

Brenda pak minutash, ekipet e emergjencës arritën në vendin e ngjarjes, ku u ofruan ndihmën e parë të plagosurve dhe i transportuan ata në spital për të marrë mjekim të specializuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related