Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi u kap duke transportuar afërsisht 11 kilogramë kokainë. Lënda narkotike kishte qenë e ndarë në 55 mijë doza të gatshme për konsum, me një vlerë totale në treg që arrin rreth 4 milionë euro. Policia, gjatë ndërhyrjes, sekuestroi gjithashtu 15 mijë euro.
Sipas hetimeve, shitësit kontaktonin klientët direkt përmes aplikacioneve të komunikimit, duke koordinuar më pas shpërndarjen e drogës me automjete të pajisura me dysheme të dyfishtë, me qëllim shmangien e kontrolleve nga policia.
Ky grup, sipas policisë, karakterizohej nga një nivel i lartë kriminaliteti dhe tregonte mospërfillje të plotë për shëndetin e atyre që blinin lëndën narkotike.
Mediat italiane raportojnë se trafikanti i vetëm shiste mbi 300 doza çdo javë. Të dyshuarit përdornin makina të modifikuara me baza të dyfishta, të krijuara posaçërisht për të fshehur kokainën dhe për të hyrë pa u ndjerë nën vëmendjen e kontrolleve policore.

