Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë i pandalshëm. Sulmuesi portugez u shqua si protagonisti kryesor në triumfin 5-3 të Al Nassr kundër Al Kholood në kampionatin saudit, ku realizoi tre gola dhe tregoi sërish përvojën e tij si një “ujk” i vjetër në fushë.
Falë këtij paraqitjeje të jashtëzakonshme, 40-vjeçari ka arritur në 985 gola të shënuar gjatë gjithë karrierës së tij profesionale. Ky numër përshtypës e afron edhe më shumë me një nga synimet e tij më të rëndësishme: të arrijë kuotën e 1000 golave zyrtarë. Pas “hat-trick”-ut ndaj Al Kholood, Ronaldos i duhen edhe vetëm 15 gola që të shënojë këtë arritje historike.

