Si dështuan 10 orë negociata? Momenti kur RENEA rrethon makinën e Nertil Buzit

Publikuar me datë:

Janë publikuar pamje që shfaqin momentin kur forcat e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe zyrtarë të Prokurorisë rrethojnë makinën ku ishte strehuar Nertil Buzi, pak para se 35-vjeçari t’i jepte fund jetës së tij, pas gati 10 orësh negociata me autoritetet.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 24 korrik në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku Kosta Plaka u vra dhe më vonë në spital humbi jetën edhe bashkëshortja e tij, Belere Plaka, autori u fut në automjetin e tij, duke refuzuar të dorëzohej përpara Policisë.

Negociatorët e Policisë dhe forcat RENEA gjatë gjithë orëve të negociatave u përpoqën ta bindnin që të dorëzohej. Sipas burimeve, Buzi kundërshtoi të gjitha përpjekjet për t’u vetëdorëzuar, por në një moment lejuan lirimin e ish-të fejuarës së tij, Rozalinda Plaka, të cilën autori e kishte me vete pas kryerjes së krimit.

Pamjet e publikuara tregojnë momentet kur forcat speciale dhe hetuesit janë pranë automjetit, por pas 10 orësh përpjekjesh, negociatat dështuan dhe Buzi vendosi t’i japë fund jetës në makinën e tij.

Ndërkohë, Rozalinda Plaka, e vetmja që i shpëtoi tragjedisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Në dëshminë e dhënë fillimisht, ajo ka rrëfyer se është zgjuar nga zhurmat në shtëpi dhe ka parë ish-të fejuarin e armatosur në dhomën e saj, i cili e detyroi ta shoqëronte drejt automjetit. Sipas saj, në ato çaste nuk kishte mundur të kuptonte çfarë kishte ndodhur me prindërit e saj.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar plotësisht motivet dhe të gjitha rrethanat e ngjarjes tragjike.

Burimi: Bold News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia U-19 rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sezonin e ri

Vllaznia U-19 ka hapur zyrtarisht sezonin futbollistik 2026-2027, duke...

Kujdes/ Skema e re mashtruese në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos jepni kodin 6-shifror!

Policia e Shtetit ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm...

Skandali/ Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi të papërshtatshme për konsum

GREQI- Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese...