Hoti akuzon për korrupsion në projektin Milot–Balldren: Kërkon sqarime nga Ministria

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka dalë me akuza të forta mbi koston e autostradës Milot–Balldren, të cilën e sheh si një rast të ri të korrupsionit në sektorin e infrastrukturës. Ai kërkon nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë transparencë të plotë mbi aspektet e ndërtimit, mirëmbajtjes, financimit dhe përfitimeve të koncesionarit të projektit.

Në një qëndrim publik, Hoti thekson:

Milot–Balldren – autostrada e radhës hyn në zinxhirin e rrugëve të shtruara me korrupsion.

Ai kujton se në vitin 2018, projekti për ndërtimin e këtij aksi u propozua dhe kompania fituese përfitoi një bonus prej 8.5% nga Këshilli i Ministrave.

Sipas deputetit, për ndërtimin e vetëm 17.2 kilometrave rrugë, kompania kërkoi fondin prej 256 milionë eurosh – që përkthehet rreth 15 milionë euro për çdo kilometër.

Më pas, Hoti vëren se kostot e projektit janë rritur edhe më tej. Kontrata aktualisht arrin vlerën e 365 milionë eurove, duke përfshirë investimin, operimin dhe mirëmbajtjen e aksit gjatë periudhës koncesionare.

Ndërkohë, ai citon gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka evidentuar një “rritje artificiale të kostos”. Sipas këtij institucioni, kjo është arritur përmes riklasifikimit të projektit nga një “rrugë interurbane” në një “autostradë”, çka ka çuar vlerën në studimin e fizibilitetit nga 61.5 milionë euro në 140 milionë euro.

Sipas Hotit, ndryshimi i klasifikimit teknik të projektit, shtimi i “kompleksitetit” pa dokumentacion dhe eliminimi i konkurrencës reale, përbëjnë një shembull të qartë korrupsioni. Ai sjell në vëmendje edhe vlerësimin e ekspertes ndërkombëtare Cristina Ciubotaru për këtë kontratë.

Deputeti ngre pyetjen: përse ndërtimi i rrugëve në Shqipëri rezulton me kosto më të lartë se në vendet e tjera të rajonit?

Ai sjell si shembull projektin Pelješac–Dubrovnik në Kroaci, një autostradë e re me kosto prej 16 milionë eurosh për kilometër. Ndërkohë, autostrada Smokovac–Mateševo, e ndërtuar në një nga terrenet më sfiduese të Europës, me 41 kilometra gjatësi, 20 tunele, 16 ura e viadukte, ka kushtuar 24.4 milionë euro për kilometër – vetëm pak më shumë se projekti Milot–Balldren.

Kliti Hoti i kërkon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të japë përgjigje mbi:

  • kostot e ndërtimit

  • shpenzimet për mirëmbajtjen 35-vjeçare

  • kostot financiare

  • fitimin e koncesionarit

“Vetëm në këtë mënyrë qytetarët mund të bëjnë krahasime mes Milot–Balldren dhe projekteve të tjera të ngjashme në Kroaci apo Mal të Zi”, thekson ai, duke shtuar: “Pse nuk publikoni preventivin e detajuar?”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Premtuan hapjen për sezonin turistik, dogana e Zogajve ende vetëm me gurë

Në prill të këtij viti, gjatë një inspektimi në...

Patos/ Aksident me makinë, plagoset një grua dhe fëmijët

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë...

Shkreli në GJKKO mohon akuzat e SPAK: Nuk kam premtuar asgjë në këmbim të votës

Kryebashkiaku i Bashkisë Vau i Dejës, Kristjan Shkreli, ka...