Shpallet fituese e Kupës ‘Shkodra Summer Cup 2026’ Djelmnia Shkodrane U11

Publikuar me datë:

Pas një paraqitjeje të shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Ballkan Promises Football Tournament” që u zhvillua në Ohër, ku ekipi zuri vendin e dytë mes 24 skuadrave, ekipi U11 i Akademisë “Djelmnia Shkodrane” ka vazhduar të shkëlqejë në një tjetër garë.

Ky edicion, i 9-ti i “Shkodra Summer Cup 2026”, u mbajt këtë fundjavë në Shkodër, duke grumbulluar shumë ekipe nga Shqipëria dhe vende të tjera.

Skuadra “Djelmnia Shkodrane” U11, e udhëhequr nga trajnerët Fatmir Marku dhe Bledar Marshiq, përballoi çdo sfidë dhe arriti të rrëmbejë kupën e vendit të parë me një performancë të shkëlqyer.

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për këta sportistë: Ajan Çanga (2015), Sejdi Bregu (2015), Lionel Staka (2015), Leart Vukaj (2015), Andrea Lucaj (2015), Klesio Steri (2015), Leonardo Bregu (2016), Daris Kraja (2015), Rain Bakri (2015), Samuel Doçaj (2016), Aron Guraj (2016), Noel Vekshari (2016) dhe Cristjano Palna (2017).

Nga Gazeta Shkodra Sport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet, por...

Kriza demografike “zbraz” Ballkanin/ Shqipëria shënon rënien më të madhe të lindjeve në Europë

Ballkani Perëndimor po përballet me një krizë demografike gjithnjë...

Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një...