Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Publikuar me datë:

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një çadre 24 orë në zonë, ndërsa kërkojnë drejtësi dhe hetim nga SPAK

Banorët e Rrjollit janë rikthyer këtë të shtunë në protestë në zonën ku po vijojnë punimet për ndërtimin e resortit. Ata kundërshtojnë ndërhyrjen në pronat që pretendojnë se u përkasin dhe deklarojnë se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre.

“Toka është e jona dhe nuk do të lëshohet”, shprehen banorët, të cilët paralajmërojnë se protestat do të vijojnë çdo ditë.

Ata bëjnë me dije se do të vendosin edhe një çadër në zonë, ku do të qëndrojnë në mënyrë të pandërprerë, 24 orë në ditë. Protestuesit i kanë bërë thirrje policisë të largohet nga zona, ndërsa kërkojnë drejtësi dhe një hetim nga SPAK për çështjen e pronësisë dhe ndërtimit.

Në mbështetje të banorëve të Rrjollit kanë qenë edhe banorë nga zona të tjera, si dhe shtetas të huaj që jetojnë në Shqipëri.

Pavarësisht protestës dhe kundërshtimit të banorëve, punimet për ndërtimin e resortit kanë vijuar në zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related