Kriza demografike “zbraz” Ballkanin/ Shqipëria shënon rënien më të madhe të lindjeve në Europë

Publikuar me datë:

Ballkani Perëndimor po përballet me një krizë demografike gjithnjë e më të thellë, teksa numri i lindjeve po bie ndjeshëm pavarësisht politikave të ndërmarra nga qeveritë për të mbështetur familjet. Shqipëria kryeson rënien në rajon dhe renditet ndër vendet me tkurrjen më të madhe të lindjeve në Europë. Që nga fundi i viteve ’90, numri i lindjeve në vend është përgjysmuar, ndërsa një tendencë e ngjashme, ndonëse me ritme të ndryshme, është shënuar edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Rënia e lindjeve po sjell një tjetër problem: familjet po bëhen më të vogla dhe numri i fëmijëve që lindin nuk mjafton për të ruajtur të njëjtin numër banorësh në të ardhmen. Përballë kësaj situate, qeveritë e vendeve të rajonit kanë ndërmarrë politika për nxitjen e lindjeve. Serbia ofron mbështetje të konsiderueshme financiare për familjet, veçanërisht për fëmijën e tretë dhe të katërt. Në Shqipëri aplikohet bonusi i lindjes, ndërsa Kosova dhe Mali i Zi kanë skema të mbështetjes mujore për fëmijët. Megjithatë, pagesat pas lindjes duket se nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar tendencën. Për shumë çifte, vendimi për të pasur fëmijë lidhet me sigurinë ekonomike, mundësitë e punësimit, kostot e strehimit dhe vështirësinë për të balancuar jetën familjare me karrierën.

Një tjetër faktor që po e thellon krizën është emigracioni. Shumë të rinj largohen nga vendet e Ballkanit Perëndimor pikërisht në moshën kur do të krijonin familje. Paralelisht, plakja e popullsisë po redukton edhe numrin e grave në moshë riprodhuese.

Për këtë arsye, kriza demografike po shndërrohet në një problem afatgjatë për rajonin, që nuk mund të zgjidhet vetëm përmes politikave të një mandati qeverisës. Ballkani nuk po humbet vetëm banorët e sotëm, por edhe brezat që do të duhej të lindnin nesër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet, por...

Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një...

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...