Deri në SHBA vala e protestave/ Shqiptarët e Filadelfias kërkojnë largimin e Ramës

Publikuar me datë:

Shqiptarët e Filadelfias, në Shtetet e Bashkuara, u mblodhën për të protestuar, duke shprehur mbështetje për revoltën që ka zgjatur gati një muaj, e cila përfshin shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Sidoqoftë, numri i pjesëmarrësve ende nuk ka arritur nivelin e pritur nga organizatorët. Megjithatë, atmosfera mbetej e fuqishme gjatë dy orëve të protestës, në sheshin e bashkisë, ku shekuj më parë janë hartuar dokumentet e pavarësisë, demokracisë dhe barazisë.

Me këtë të drejtë për protestë qytetare, pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin e kastës aktuale politike, me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” që dominonin skenën në City Hall.

Protestës së shqiptarëve të Filadelfias i është bashkuar gjithashtu shoqata “Bijtë e Shqipes”, e cila, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehu mbështetje për të drejtën e protestuesve.

Dy protestat e para, të organizuara në mënyrë spontane, duket se po frymëzojnë edhe shqiptarët skeptikë ndaj dypartishmërisë absolute, duke i bërë ata të distancohen nga interesat ekonomike dhe sidomos politike që lidhen me dy partitë e vjetra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Eskortat në burgje/ 17 raste të takimeve speciale nën hetim! Fenomeni u hap gjatë zgjedhjeve të 2025

Gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025,...

Ben Kola: “Ka grupe të infiltruara mes nesh. Do t’i nxjerrim me fytyrë dhe emra”

Arben Kola, një nga organizatorët e protestës qytetare që...

Shpallet fituese e Kupës ‘Shkodra Summer Cup 2026’ Djelmnia Shkodrane U11

Pas një paraqitjeje të shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Ballkan...

Sali Berisha: “Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, autori të ndëshkohet”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka quajtur...