Nga fusha te altarI/ Klinti Qato feston martesën me fanellën e Vllaznisë

Një detaj kuqeblu i ka dhënë një tjetër ngjyrim ditës së martesës së futbollistit të Vllaznisë, Klinti Qato.

Mesfushori 28-vjeçar ka zgjedhur që, gjatë festës së martesës, të shfaqet i veshur me fanellën e skuadrës shkodrane, duke e bërë të qartë se pasioni për Vllazninë nuk mungon as në momentet më të rëndësishme të jetës.

Në një ditë kushtuar dashurisë dhe familjes, Qato ka gjetur edhe një mënyrë për të treguar lidhjen e tij me klubin që përfaqëson. Fanella kuqeblu është bërë pjesë e festimeve, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe të tifozëve në rrjetet sociale.

Një martesë me dy ngjyra: dashurinë për bashkëshorten dhe atë për Vllazninë e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe