Rama jep porositë pas takimit, fokusi te dokumenti “Besa”

Publikuar me datë:

Pasi zhvilloi një takim dyorësh me drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama përmbylli diskutimet që u përqendruan kryesisht mbi çështjen “Besa”. Burime bëjnë të ditur se Rama theksoi se “Pasqyrë Albania” duhet të shërbejë si ligj i përbashkët për të gjithë.

Diskutimet u përqendruan rreth “Besës” si dhe pjesëmarrjes së qëndrueshme në çdo zonë përmes një skeme të personalizuar ku janë të përfshirë drejtuesit politikë, deputetët, ministrat, zëvendësministrat e dedikuar, ndërsa është kërkuar që të realizohet vlerësimi i performancës të paktën një herë në javë ose një herë në muaj.

Duhet kujtuar se më 23 dhe 24 gusht, kryeministri Rama zhvilloi një takim dyditor me drejtuesit politikë të qarqeve.

Një tjetër temë e prekur në diskutime ishin zgjedhjet elektorale të pranverës së ardhshme, që priten të zhvillohen nga 15 prill deri më 15 maj. Socialistët njihen për nisjen e përgatitjeve shumë kohë përpara hapjes zyrtare të fushatës.

Ditët e fundit janë ndërmarrë disa nisma që prekin drejtpërsëdrejti qytetarët. Një prej tyre është “Price Whatch Albania”, e cila ka për qëllim monitorimin dhe kontrollin e çmimeve, duke synuar të parandalojë abuzimet në tregun e ushqimeve.

Kjo nismë pritet të konkretizohet së shpejti dhe do të prezantohet e plotë nga qeveria. Po ashtu, qeveria është duke punuar edhe për platformën “Pasqyra Albania”, e konceptuar për të afruar qytetarët me administratën shtetërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Stamboll/ Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë kaos, disa aksidente dhe të lënduar

Stambolli u përball sot me reshje të forta shiu...

Nepal/ 584 viktima, 2 mijë persona të zhdukur

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e...

Britani/ Incident në festivalin e krishterë, tabela shembet mbi turmën, 6 të plagosur

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur të premten pasdite,...

Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive. Ja situata në Dajt, Bulqizë dhe Librazhd

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin ne fundit sa...