Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit

Publikuar me datë:

Presidenti francez Emmanuel Macron po bën thirrje për fillimin e menjëhershëm të një misioni ushtarak ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit, pas arritjes së një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund konfliktit.

Gjatë një interviste me transmetuesin francez TF1, Macron theksoi se prioriteti kryesor është implementimi i marrëveshjes dhe rihapja paqësore e këtij rruge strategjike detare, që do të mundësojë normalizimin e trafikut tregtar.

“Ne do të presim që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi dhe Ngushtica e Hormuzit të rihapet në një mënyrë paqësore”, deklaroi presidenti, duke shtuar se Franca është e përgatitur të veprojë me shpejtësi.

Macron njoftoi se Franca ka mundësinë të dërgojë aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle”, gjithashtu fregata, anije për çminim dhe avionë ushtarakë në rajon brenda dy deri në tre ditësh, sapo që armëpushimi të konfirmohet zyrtarisht.

Ai e nënvizoi se ky operacion do të realizohet në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe në koordinim me Iranin, me synimin për të siguruar një rihapje të sigurt dhe të qëndrueshme të Ngushticës së Hormuzit.

Një mision detar i udhëhequr nga Franca dhe Britania e Madhe është planifikuar prej disa kohësh dhe pritet të nisë sapo të mbyllen zyrtarisht luftimet. Qëllimi kryesor i këtij misioni është pastrimi i minave detare në ngushticë dhe shoqërimi i anijeve tregtare për të siguruar kalimin e tyre të sigurt.

Macron gjithashtu njoftoi se më shumë se 40 vende, përfshirë Gjermaninë, kanë shprehur mbështetje për këtë operacion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related