Marrëveshja SHBA-Iran, Netanyahu: Sa të jem unë kryeministër, Teherani s’do ketë armë bërthamore!

Publikuar me datë:

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka marrë fjalën pas njoftimit të marrëveshjes ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, e cila shënjon fundin e luftës në Lindjen e Mesme. Në një konferencë për shtyp, lideri i qeverisë izraelite shfaqi një mesazh të qartë dhe sfidues, duke theksuar se Teherani nuk do të ketë kurrë akses në armët bërthamore. Në një moment kur kritikët brenda vendit shprehën shqetësime për mënyrën se si u arrit të zgjidhej konflikti, Netanyahu mbrojti me pasion rezultatet e fushatës ushtarake, duke e cilësuar këtë ndalim si misionin e tij jetësor.

“Me marrëveshje ose pa marrëveshje, Irani nuk do të ketë armë bërthamore as sot, as nesër. Deri sa të jem unë kryeministër i Izraelit, kjo nuk do të ndodhë”, shprehu ai me vendosmëri, duke theksuar se rreziku është neutralizuar përmes operacionit më të madh ofenziv në historinë e vendit.

Gjatë analizës së tij, Netanyahu përmendi se Izraeli arriti të eliminojë liderët e regjimit iranian, shkatërroi objektet bërthamore dhe fabrikat e raketave, si dhe asgjësoi forcën detar dhe ajrore të Iranit, duke shkaktuar një dëm ekonomik që arrin deri në 1 trilion dollarë. Ai theksoi se ky operacion shpëtoi shtetin nga shkatërrimi, përkundër paralajmërimeve se përballja ende nuk kishte përfunduar.

Kryeministri gjithashtu bëri të ditur se forcat ushtarake do të qëndrojnë në “zonat e thella të sigurisë” në Gaza, Liban dhe Siri për aq kohë sa të jetë e nevojshme, dhe se operacionet do të vazhdojnë edhe në Jemen dhe Bregun Perëndimor. Në përfundim, Netanyahu njoftoi se ka ndarë një buxhet të madh shtesë prej 350 miliardë shekelë (pothuajse 88 miliardë euro) për mbrojtjen, i cili do të përdoret për zhvillimin e teknologjive që kalojnë kufijtë e imagjinatës dhe për të siguruar pavarësinë absolute të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related