Fushë-Krujë/ Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “Kastrioti”, dyshohet për shkak elektrik

Publikuar me datë:

Një banesë në lagjen “Kastrioti” të Fushë-Krujës është përfshirë pjesërisht nga zjarri gjatë ditës.

Shtëpia, në pronësi të shtetasit Ardjan Miri, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, flakët kanë dëmtuar trarët e çatisë, duke shkaktuar shembjen e saj dhe duke e bërë banesën të pabanueshme.

Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ndodhej asnjë person. Flakët janë konstatuar fillimisht nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar shërbimet e emergjencës.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një luhatje e energjisë elektrike. Shkaqet e sakta të ngjarjes pritet të përcaktohen pas verifikimeve përkatëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related