Deputeti i PD, Luciano Boçi,njëherazi drejtues politik përmes një postimi publik akuzon qeverinë Rama për përjashtimin e Shkodrës dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi” nga nisma për hapjen e katër universiteteve të reja.
Boçi e cilëson vendimin hakmarrje politike, duke akuzuar Ramën se favorizon zonat dhe institucionet që i qëndrojnë pranë pushtetit. “Universiteti i Shkodrës nuk është peng i inateve”, shkruan ai.
Reagimi i plotë:
URREJTJA E RAMËS PËR SHKODRËN S’KA AS KUFIJ UNIVERSITARË
Rama shpall katër universitete të reja, ndërsa Shkodrën dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” i lë jashtë vëmendjes. Ky anashkalim mban vulën e hakmarrjes politike ndaj një qyteti që nuk i është nënshtruar.
Për Ramën, edhe dija duhet të kalojë provën e besnikërisë ndaj pushtetit. Investimet kthehen në favore, ndërsa përjashtimi në ndëshkim.
Shkodra, që i ka dhënë Shqipërisë arsim, kulturë dhe mendim të lirë, nuk ka nevojë për lejen e Ramës që të ketë të ardhme, sepse ia ka dalë gjithmonë stuhive dhe sfidave të historisë, falë qytetarisë së saj.
Paratë publike nuk janë pronë e tij. Universiteti i Shkodrës nuk është peng i inateve dhe paranojave halucinante nokturne të një kryeministri të marrë fund.
Shkodra do dijë t’ia japë përgjigjen këtij poturexhiu antiintelktual!

