Tmerr në Britaninë e Madhe! Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

Publikuar me datë:

Një ngjarje që ka shkaktuar indignatë në Britaninë e Madhe ka përfunduar me dënimin e dy burrave për vdekjen e një foshnjeje 13-muajshe, Preston Davy, vetëm disa muaj pasi ishte adoptuar nga ata. Pas një gjyqi të gjatë tetëjavor në Gjykatën e Kurorës në Preston, juria shpalli fajtor 37-vjeçarin Jamie Varley për vrasjen e foshnjës, ndërsa partneri i tij, 32-vjeçari John McGowan-Fazakerley, u dënua për shkaktimin ose lejimin e vdekjes së fëmijës.

Gjatë procesit gjyqësor, u zbuluan detaje tronditëse në lidhje me trajtimin e foshnjës gjatë katër muajve të jetesës së saj me çiftin pas adoptimit në prill 2023. Varley u shpall gjithashtu fajtor për një sërë veprash penale, të tilla si abuzimi seksual ndaj një fëmije, si dhe keqtrajtimi i fëmijëve dhe prodhimi e shpërndarja e materialeve të pahijshme që përfshinin të mitur. Ndërkohë, McGowan-Fazakerley u dënuar për disa akuza që lidhen me keqtrajtimin e fëmijës dhe mosparandalimin e vdekjes së tij.

Siç u paraqitën dëshmitë në gjykatë, Preston, i përshkruar nga të afërmit dhe dëshmitarët si një foshnjë e lumtur dhe e dashur, kishte qenë i shtruar tri herë në spital gjatë katër muajve pasi ishte adoptuar. Fëmija vdiq më 27 korrik 2023 në Spitalin Blackpool Victoria, pas një arresti kardiak. Fillimisht, Varley pretendoi se e kishte lënë foshnjën për pak minuta në vaskë dhe se e kishte gjetur më pas të zhytur në ujë.

Megjithatë, hetimet mjeko-ligjore e hedhën poshtë këtë version. Autopsia përjashtoi mbytjen si shkakun e vdekjes dhe zbuloi lëndime të shumta, si të brendshme ashtu edhe të jashtme, të cilat ekspertët i vlerësuan si të qëllimshme. Mjekët e identifikuan bllokimin akut të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes si shkakun e vdekjes, që mund të ishte shkaktuar nga asfiksia ose nga futja e një objekti në gojën e fëmijës.

Prokuroria theksoi se foshnja kishte përjetuar një fushatë sistematike abuzimi fizik dhe seksual gjatë muajve me çiftin. Sipas hetuesve, aktet e dhunës ishin të rënda dhe ishin regjistruar materiale audiovizuale të paligjshme. Kjo çështje ka shkaktuar reagime të ashpra në Britani dhe ka ngritur shqetësime mbi procedurat e monitorimit pas adoptimit të fëmijëve, me autoritetet që kanë premtuar një shqyrtim të hollësishëm të rrethanave që çuan në këtë tragedi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related