Gjykata Kushtetuese i përgjigjet akuzave të PD-së: Palët duhet të presin vendimin e arsyetuar

Publikuar me datë:

Gjykata Kushtetuese ka reaguar ndaj pretendimeve të Partisë Demokratike, e cila e akuzoi institucionin për “shtrembërim të fakteve dhe provave” në komunikatën lidhur me çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Në deklaratën zyrtare, Gjykata sqaron se njoftimet për shtyp janë pjesë e procesit për të garantuar transparencën dhe informimin e publikut deri në momentin kur publikohet vendimi i plotë dhe i arsyetuar. Sipas institucionit, këto njoftime hartohen në një gjuhë të thjeshtë, pa hyrë në detajet e fakteve, dhe përgatiten nga strukturat ndihmëse, ashtu siç veprojnë edhe gjykatat partnere si dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut⁠.

Sa i përket formulimit të diskutueshëm, Gjykata Kushtetuese sqaron se fraza “momentin e verifikimit nga Komisioni i Ligjeve të kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare” i referohet afatit të fundit të përcaktuar më herët nga vetë Komisioni për dorëzimin e mbështetjes për kandidatët nga të paktën 28 deputetë.

Në përfundim, Gjykata Kushtetuese thekson se palët duhet të presin shpalljen e vendimit përfundimtar të arsyetuar. Nëse pas kësaj kanë ankesa për vërtetësinë e fakteve të pasqyruara në të, mund të ndjekin rrugët ligjore të parashikuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Publikimi i videove intime, Policia e Tiranës nis hetimet

Policia e Tiranës ka hapur një hetim lidhur me...

“Do sqarohem kur të vijë koha”, Ronaldo lë Portugalinë

Përplasjet me trajnerin kanë çuar Cristiano Ronaldo-n drejt një...

Zeka: Macron është shantazhuar me video-incizime nga këto dy shërbime sekrete

Gazetari Milaim Zeka, gjatë një interviste ku komentoi rastin...