Zhupa: “Ka ndërtuar infrastrukturë kriminale. Rama në samitin e turizmit, me trup në Bruksel me mendjen te SPAK mos i dilnin mesazhet”

Publikuar me datë:

Gjatë një mbledhjeje të Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, kryetare e këtij komisioni, adresoi daljen publike të kryeministrit Edi Rama në Samitin e Turizmit në Bruksel, duke e kritikuar për fokusin në hetimet e SPAK-ut dhe përmendjen e vazhdueshme të emrit të tij në çështje të ndryshme.

Zhupa shprehu ironi ndaj përgjigjeve të kryeministrit, duke theksuar se Rama, sipas saj, duhet të kishte folur për çështjet e infrastrukturës dhe zhvillimit të turizmit, në vend të, siç theksoi ajo, shmangies së problemeve të lidhura me marrëdhëniet mes qeverisë, krimit dhe korrupsionit.

“Pashë një kryeministër që me trup ishte në Bruksel, po me mendje ishte te SPAK-u”, u shpreh Zhupa, duke vlerësuar se Rama i shmangu përgjigjet direkte ndaj pyetjeve që iu drejtuan gjatë intervistës nga gazetarja.

Pjesë nga deklarata e Ina Zhupës në komision:

“Pashë një kryeministër që me trup ishte në Bruksel, po me mendje ishte te SPAK-u. Pashë një kryeministër që me trup ishte para gazetares, po me mendje ishte duke lexuar dosjet e SPAK-ut, sa herë i ka dalë emri dhe sa herë përflitet për takimet e tij, për urdhrat e tij, për mesazhet e tij me Vlora Hysenin, me Ergys Agasin, me Mirlinda Kaçanaj, me të gjithë grupin e vet të strukturuar kriminal, saqë edhe intervistuesja i thoshte të njëjtën pyetje katër herë:

“Pse duhet të vijnë në Shqipëri? Po se vijnë të gjithë.. Po pse vijnë? Po vijnë në Shqipëri… Nuk kisha parë të tillë kryeministër! Vetëm një kryeministër që ka halle të mëdha personale dhe që e ka të zënë mendjen me frikën e asaj që po vjen mund të ishte në të tillë situatë kaotike mendore.

Dhe mund t’ju kishte thënë që ne nuk kemi ndërtuar infrastrukturë rrugore, infrastrukturë hekurudhore në Shqipëri, po aman kemi ndërtuar një infrastrukturë të shkëlqyer kriminale të rrjeteve komunikuese mes drogës, krimit dhe qeverisë. Jemi unikë. Mund t’ju kishte thënë që të vijë në Shqipëri sepse në Shqipëri do të gjejnë narkoshtetutë, vërtetin e vetëm në Europë. Të vijë në Shqipëri se në Shqipëri do të gjejë një kryeministër të papërgjegjshëm, i cili bën sikur nuk di asgjë, ku në fakt drejton çdo gjë. Mund t’jua kishte thënë këto dhe të paktën t’i kishte thënë një të vërtetë gazetares”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Publikimi i videove intime, Policia e Tiranës nis hetimet

Policia e Tiranës ka hapur një hetim lidhur me...

“Do sqarohem kur të vijë koha”, Ronaldo lë Portugalinë

Përplasjet me trajnerin kanë çuar Cristiano Ronaldo-n drejt një...

Zeka: Macron është shantazhuar me video-incizime nga këto dy shërbime sekrete

Gazetari Milaim Zeka, gjatë një interviste ku komentoi rastin...