Formacionet zyrtare për ndeshjen mes San Marinos dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, janë bërë publike.
Kombëtarja shqiptare luan sonte në transfertë në San Marino, me synimin për të siguruar fitoren e dytë radhazi në këtë kompeticion.
Kuqezinjtë kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive jashtë fushe, pasi kanë arritur tri fitore në katër sfidat e fundit në transfertë, secilën me rezultatin minimal 1-0.
Ndërkaq, përballë tyre, San Marino vjen pas një disfate të rëndë 7-0 që pësoi kundër Finlandës në ndeshjen e kaluar.
Formacionet zyrtare
SAN MARINO: Colombo, Benvenuti, Rossi, Cevoli, Giocondi, G. Capicchioni, Mularoni, L. Capicchioni, Lazzari, Pancotti, Nanni.
SHQIPËRIA: Sherri, Sina, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Shehu, Asllani, Uzuni, Mehmeti, Muçi, Manaj.

