Donald Trump njofton një investim prej 54 miliardë dollarësh nga Koreja e Jugut në gazsjellësin e Alaskës

Publikuar me datë:

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë një plan investimi prej 54 miliardë dollarësh nga Koreja e Jugut në Shtetet e Bashkuara, që përfshin ngritjen e një gazsjellësi të madh në territorin e Alaskës.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, ky investim ka në qendër ndërtimin e infrastrukturës për gaz natyror të lëngshëm (LNG), duke siguruar dërgimin e gazit nga pjesa veriore e Alaskës deri në një port në jug të shtetit, prej nga do të eksportohet drejt vendeve aziatike.

Gazsjellësi do të ketë gjatësi rreth 1,300 kilometra. Projekti është planifikuar të realizohet nga kompania amerikane Glenfarne, e cila do të ketë 75% të aksioneve, ndërsa pjesën tjetër prej 25% do ta mbajë shteti i Alaskës.

Parashikimet flasin për krijimin e afërsisht 12 mijë vendeve të reja pune gjatë periudhës së ndërtimit, ndërkohë që në fazën operacionale do të hapen deri në 1 mijë vende pune. Nisja e operimit të gazsjellësit nuk parashikohet para vitit 2030.

Megjithë premtimet për zhvillim ekonomik, projekti ndeshet me kritika dhe pasiguri përsa i takon kostove, qëndrueshmërisë ekonomike dhe ndikimit në mjedis. Gazi do të kalojë përmes një zone të thellë të Alaskës, të pasur me hidrokarbure, por njëkohësisht edhe habitat i mbrojtur i specieve si arinjtë polarë, arinjtë grizli dhe kaributë.

Administrata Trump ka hequr disa nga kufizimet mjedisore për kërkim dhe shfrytëzim të naftës dhe gazit në rajon, masa të cilat ishin penguar apo kufizuar më herët nga administrata e Joe Biden.

Fokusi kryesor i projektit mbetet eksporti drejt tregjeve të Azisë. Kompania japoneze JERA, një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në Japoni, ka bërë të ditur se po shqyrton mundësinë për blerje të mëdha të LNG-së së prodhuar nga ky projekt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Publikimi i videove intime, Policia e Tiranës nis hetimet

Policia e Tiranës ka hapur një hetim lidhur me...

“Do sqarohem kur të vijë koha”, Ronaldo lë Portugalinë

Përplasjet me trajnerin kanë çuar Cristiano Ronaldo-n drejt një...

Zeka: Macron është shantazhuar me video-incizime nga këto dy shërbime sekrete

Gazetari Milaim Zeka, gjatë një interviste ku komentoi rastin...