Zeka: Macron është shantazhuar me video-incizime nga këto dy shërbime sekrete

Publikuar me datë:

Gazetari Milaim Zeka, gjatë një interviste ku komentoi rastin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, u fokusua edhe tek dinamika që, sipas tij, karakterizon shërbimet sekrete në nivel global.

Zeka solli në vëmendje një akuzë të ashpër, të cilën e quajti “skandal shumë të madh” për Evropën. Ai deklaroi se presidenti francez, Emmanuel Macron, ka qenë objekt shantazhi me video-incizime.

“Shërbimi sekret i Azerbajxhanit, me shërbimin sekret rus, e kanë shantazhuar presidentin Macron të Francës me video-incizime dhe e kanë detyruar që të heqë nga sanksionet e Bashkimit Evropian oligarkun më të madh rus, Usmanovin. Imagjinoje! Unë, edhe një herë po them, ju kisha bërë thirrje kolegëve të mi, kolegëve të mi, që mos me u marrë me këto tema, se nuk mundemi ne me qenë analizë për të gjitha temat. Fol për Kinën, fol për Rusinë, fol për këtë, fol për atë. Do të thotë, edhe presidentin francez, ky është skandal shumë i madh, e kanë shantazhuar me video-incizime, me filmimet që i ka bërë shërbimi rus i Azerbajxhanit, dhe ky u detyrua me i heq nga sanksionet Usmanovin. Çka ndodhi mbas kësaj? Ndërhyri Luksemburgu edhe tha: ‘Do t’i hiqni ju për hir të Francës Usmanovin’. Po. Atëherë, edhe ne e kemi një Osmanov tonë, një oligark tjetër rus. Luksemburgu e hoqi këtë. Ndërkohë që 3 000 të tjerëve i është vazhduar lista e sanksioneve deri në vitin ’29”, tha Zeka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Publikimi i videove intime, Policia e Tiranës nis hetimet

Policia e Tiranës ka hapur një hetim lidhur me...

“Do sqarohem kur të vijë koha”, Ronaldo lë Portugalinë

Përplasjet me trajnerin kanë çuar Cristiano Ronaldo-n drejt një...