Beograd/ 28-vjeçarja ruse gjendet e vdekur në një valixhe pak ditë pas zhdukjes, arrestohet një shtetas turk

Publikuar me datë:

Një shtetase ruse 28-vjeçare, e cila ishte shpallur e zhdukur prej fundit të korrikut, është gjetur pa jetë brenda një valixheje në një kanal afër Beogradit. Një 25-vjeçar me shtetësi turke është vënë në pranga si i dyshuar për vrasjen, ndërsa përpiqej të largohej nga territori serb.

Trupi i viktimës u zbulua të enjten në mbrëmje nga banorët vendas pranë kanalit në zonën Padinska Skela, një rajon i rrallëpopulluar në anën tjetër të Danubit, larg zemrës së Beogradit. Pasi u transportua për ekspertizë mjeko-ligjore, u konfirmua se bëhej fjalë për Lyudmila Turkova, ruseja për të cilën autoritetet kishin nisur kërkimet ditët e fundit.

Ministria e Brendshme e Serbisë bëri të ditur se i dyshuari kryesor është një shtetas turk 25-vjeçar, i cili u ndalua në aeroportin e Beogradit në tentativë për t’u larguar nga vendi. Emri i tij ende nuk është bërë publik nga autoritetet.

Sipas hetimeve, 28-vjeçarja dyshohet se u vra në orët e para të 26 korrikut brenda një apartamenti të marrë me qira në lagjen Borca. I dyshuari mendohet se e ka vendosur trupin në një valixhe dhe më pas e ka transportuar në Kanalin Vizelj, ku e ka hedhur, me qëllim për të fshirë çdo provë të krimit.

Lyudmila Turkova humbi kontaktet me të afërmit dhe miqtë në mbrëmjen e 25 korrikut kur pushoi së iu përgjigjur mesazheve. Menjëherë pas denoncimit të zhdukjes, policia nisi hetimet që përfundimisht sollën identifikimin e viktimës dhe ndalimin e të dyshuarit kryesor.
Aktualisht, prokuroria serbe po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë krim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related