Mjegulla dhe temperaturat e ulëta përfshijnë Juglindjen, Policia paralajmëron drejtuesit e mjeteve për rrezikun në rrugë

Publikuar me datë:

Prej disa ditësh, ky rajon po përjeton një situatë të qëndrueshme atmosferike, e karakterizuar nga prezenca e mjegullës dhe ulje të ndjeshme të temperaturave, duke krijuar kushte tipike për fundin e vjeshtës.

Në këto rrethana, policia i kërkon të gjithë drejtuesve të automjeteve të jenë më të kujdesshëm gjatë lëvizjes. Ata këshillohen të ngadalësojnë shpejtësinë, të respektojnë distancën e sigurisë dhe të përdorin ndriçimin e duhur, në mënyrë që të evitohen aksidentet e mundshme.

Mjegulla pritet të vijojë të jetë një nga sfidat kryesore për qarkullimin rrugor në juglindje, sidomos gjatë orëve të hershme të mëngjesit dhe të mbrëmjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Faton Mani ironizon mbështetësit e Ramës dhe Benet Becit: “Pafshi në ëndrra gjellë pasanikësh”

Me një foto ku shfaqen Edi Rama Benet Beci dhe Belinda Balluku, Faton Mani ka përcjellë një mesazh ironik në rrjetet sociale, duke thumbuar ata që po mbrojnë keta zyrtarë që ai i cilëson si hajdutë. “Për ju servilët që po mbroni hajdutët në këto momente, ju them: Pafshi në ëndrra gjellë pasanikësh”, shkruan Mani.

Gazetari zbulon dyshimet për ish-kreun e SHISH: Si u dërguan jashtë Shqipërisë qindra mijëra euro

Zbardhen akuzat e reja për ish-drejtuesen e SHISH, Ferhati: Ja si transferuan jashtë vendit qindra-mijëra euro Gazetari Eni Ferhati ka diskutuar çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, ndaj së cilës ai thekson se rëndojnë edhe dy akuza të tjera, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrimi i parave. Sipas Ferhatit, hetuesit kanë […]

Elektricisti 34-vjeçar humb jetën në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

Një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë elektrike. Sipas informacionit paraprak të policisë, punonjësi ishte thirrur jashtë orarit zyrtar nga disa familje që kishin mbetur pa energji elektrike. Ndërhyrja dyshohet […]