Kriza në kufirin Kroaci-Mal i Zi/ Radhë të gjata makinash, pritje disa orë për udhëtarët

Publikuar me datë:

Një nga situatat më të vështira të këtij sezoni veror është regjistruar në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi. Udhëtarët raportojnë se pritjet e tyre zgjasin rreth tre orë e gjysmë, teksa burime nga mediat lokale bëjnë të ditur se disa automjete kanë mbetur të bllokuara në radhë për 4 deri në 5 orë pa lëvizur fare.

Problemet janë vënë re që gjatë fundjavës, ndërkohë që edhe e hëna solli kolona automjetesh që shtriheshin deri në 20 kilometra – nga pika kufitare Karasovići e deri pranë Aeroportit të Dubrovnikut.

Ky ngërç kufitar vjen si pasojë e një fluksi të jashtëzakonshëm emigrantësh të ardhur nga Gjermania, Zvicra, Austria dhe vende të tjera të Evropës drejt Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministria e Jashtme në Tiranë në një deklaratë thekson se përfaqësitë shqiptare janë në kontakt të përhershëm me autoritetet lokale, me synimin për të siguruar që kalimi i qytetarëve shqiptarë të bëhet sa më shpejt dhe lehtë, në përputhje me legjislacionin ekzistues.

“Vetëm gjatë sezonit veror rreth 300 mijë shtetas shqiptarë kalojnë përmes këtij korridori rrugor”, njoftoi Ministria e Jashtme.

Një tjetër faktor që rëndon situatën janë kontrollet kufitare të Schengenit, pasi Kroacia është pjesë e zonës Schengen ndërsa Mali i Zi jo. Kjo sjell që çdo udhëtar dhe çdo automjet të kontrollohet plotësisht për dokumentacionin, duke shkaktuar kështu vonesa të ndjeshme.

Për shkak të bllokimeve, autoritetet lokale kroate kanë nisur Shtabin e Mbrojtjes Civile, ndërkohë që zjarrfikësit kanë shpërndarë ujë për udhëtarët që qëndrojnë me orë në trafik. Policia kroate po drejton një pjesë të automjeteve drejt rrugëve alternative, për të garantuar aksesin drejt Aeroportit të Dubrovnikut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA përgatit sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare pas urdhër-arrestit për Netanyahun

Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të vendosë sanksione...

Protesta/ Kryeministri për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur sfidohem! Koha do ta tregojë

Kryeministri Edi Rama dh protesta qytetare në Tiranë kanë...

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të...